Mbi 1 mijë euro të falsifikuara konfiskohen në Prizren

Kronikë e zezë

Mbi 1 mijë euro të falsifikuara konfiskohen në Prizren

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për pesë raste të falsifikimit të parave në Prizren.

Nga këto raste Policia ka sekuestruar 1320 euro që dyshohet të jenë falsifikuar.

Rastet e plota sipas raportit:

• Prizren, 25.05.2021 – 03.06.2021. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 100€(1×100)dhe 50€(1×50).Ankuesi është intervistuar dhe monedhat te cilat dyshohen për falsifikim janë sekuestruar. Rasti nën hetime.

• Prizren, 25.05.2021 – 13:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 100€(1×100). Ankuesi është intervistuar dhe monedha e cila dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti vazhdon të hetohet.

• Prizren, 18.05.2021 – 11:04. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 20€. Ankuesi është intervistuar dhe monedha e cila dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti nën hetime.

• Prizren 31.05.2021-01.06.2021 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 1000€ (2×500). Ankuesi është intervistuar dhe monedhat te cilat dyshohen për falsifikim janë sekuestruar. Rasti nën hetime.

• Prizren 08.06.2021 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 1X50€. Ankuesi është intervistuar dhe monedha e cila dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat