Fermeri shqiptar sulmon policin grek me shufër hekuri, dënohet me 9 vite burg

Kronikë e zezë

Fermeri shqiptar sulmon policin grek me shufër hekuri, dënohet me 9 vite burg

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 08:40
Ilustrim

Gjykata greke, vendosi dje (14 qershor) dënimin me 9 vite burg për vrasje në tentativë,  për fermerin shqiptar, i cili gushtin e kaluar sulmoi me shufër hekuri një oficer policie.

Sipas PrwtoThema, autori i krimit  pretendon se  kishte konflikte personale me policin.

Kjo pasi thuhet se viktima e ka arrestuar më parë  me pa të drejtë.

Por pretendimet u hodhën poshtë nga dëshmitarët, pasi u zbulua se oficeri i policisë nuk e kishte arrestuar më parë feremrin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat