Hajnat bëjnë kërdi në tri lokale për 10 minuta

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë kërdi në tri lokale për 10 minuta

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Tri raste të vjedhjeve të rënda kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Fushë Kosovë.

Një burim brenda Prokurorisë i ka thënë mbrëmë pas mensate, brenda 10 minutave, tri lokale në Fushë Kosovë ishin cak i hajnave.

Në njërin rast që dyshohet se ndodhi në fshatin Vragoli, në “B Post”, ende nuk dihet se çka kanë arritur të vjedhin hajnat. Sipas burimeve të medias ajo që dihet deri më tani është se katër persona të maskuar kryen vjedhje në këtë lokal.

Ndërsa në rastin tjetër, në rrugën “Nëna Terezë”, hajnat kanë depërtuar në lokalin “On Mobile” dhe kanë vjedhur dy telefona “Iphone” dhe një “Ipad”.

Vjedhje e rëndë u krye edhe në lokalin “T Mobile”, në rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës, ku hajnat vodhën një kompjuter dhe disa telefona.

Sipas burimeve të medias, dyshohet se këto vjedhje janë kryer në mënyrë të organizuar nga personat e njëjtë, të cilët gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes përdorën një veturë të tipit Audi A4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat