​Një muaj paraburgim për posedim droge

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për posedim droge

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:21
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit 30 ditë ndaj të pandehurit B. K., për shkak të veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ekziston dyshimi i bazuar se tek i pandehuri gjatë kontrollit të zyrtarëve policorë, i janë gjetur 4 qese plasmani me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 5.62 gramë.

Si dhe një telefon mobil Iphone 6S, bankënota në vlerë 70 euro dhe gjatë bastisjes në shtëpi është gjetur edhe një peshore digjitale.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti është një recidivist i veprave penale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat