Bie numri i gjobave për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, 14 qytetarë dënohen për 24 orë

Kronikë

Bie numri i gjobave për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, 14 qytetarë dënohen për 24 orë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Ka rënë dukshëm numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për ata persona që nuk janë duke i respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me rekomandim të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për luftimin dhe mbrojtjen kundër virusit Covid-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 14 tiketa në bazë të ligjit për Pandeminë, nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, ky ligj ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020,i cili përmban 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat