Pejë: Rrufeja godet për vdekje një person

Kronikë e zezë

Pejë: Rrufeja godet për vdekje një person

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Një burrë nga fshati Kusoriq i Pejës ka vdekur sonte rreth orës 19:25, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Pejës.

Viktima është rreth moshës 53-vjeçare.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat