Aksident te hyrja e spitalit "Nënë Tereza", makina përplaset me motorin

Kronikë e zezë

Aksident te hyrja e spitalit "Nënë Tereza", makina përplaset me motorin

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 08:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e të enjtes, 17 qershor, rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”.

Mjeti me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. M., 23 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat