​Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Kronikë e zezë

​Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sulm ndaj të atit, bashkëshortes, bashkëshortit, vëllait, janë format e dhunës që e karakterizuan 24 orëshin e fundit në disa qytete të Kosovës.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës mbi dhunën në familje:

Prishtinë 18.06.2021-10:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimë mashkull. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Lipjan, 18.06.2021-21:50. Viktima femër ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull me te cilin bashkëjeton. Palët janë intervistuar ne prezence të QPS-së dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 18.06.2021-23:00. Viktima mashkull ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër.Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara shkon në mbajtje, ndërsa viktimës i lëshohet urdhër mbrojtje emergjent.

Obiliq, 18.06.2021-20:00.Viktima femër ka njoftuar se ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dragash 18.06.2021-11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht të atin e tij viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat