Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Gjilan

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Gjilan

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të Gjilanit mes dy veturave, në mesditën e së dielës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, teksa ka thënë se ka pasur edhe dëme materiale.

“Ka ndodhë aksidenti, ka dëme materiale.

Njëri nga shoferët ka pësuar lëndime te lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka konfirmuar Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat