Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Telegrafin se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘Edmond Hoxha’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës”, deklaroi ajo.

Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësi i trafikut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat