Kultivoi kanabis në oborr, arrestohet një person në Kaçanik

Kronikë e zezë

Kultivoi kanabis në oborr, arrestohet një person në Kaçanik

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Kaçanik pasi i njëjti dyshohet sa ka kultivuar bimë kanabisi.

I dyshuari kishte mbjellë katër bimë të llojit kanabis sativa.

Ai këto bimë kanabisi i kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë së tij. Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Doganaj në Kaçanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat