Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në rrugën Klinë-Istog

Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në rrugën Klinë-Istog

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 18:04
Foto nga aksidenti

(E plotësuar 18:38) - Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në rrugën Klinë-Istog, saktësisht në fshatin Zllakuqan.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17:00 jemi informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”.

Media mëson nga burimet se tre persona janë dërguar për trajtim në Qendren e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërkaq tre të tjerë janë dërguar në spitalin e Pejës.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash rrugës për Zllakuqan, te ish Restorant Kosova.

Klina Info sjellë pamje nga vendi ngjarjes, ku veç dëmeve materiale nuk dihet për të lënduar.

Policia është në vendngjarje, ndërsa si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të gjata.

Pamjet: 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat