Po pastronte revolen, vetëplagoset aksidentalisht një person në Drenas

Kronikë e zezë

Po pastronte revolen, vetëplagoset aksidentalisht një person në Drenas

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Një person është vetëplagosur derisa po pastronte revolën, i njëjti është dërguar për tretman në QKUK.

I dyshuari ishte duke pastruar revolen kur i ka shkrepur dhe është vetëplagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Gllogoc të Drenasit, derisa njësitë policore kanë dalur në vendi e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishekë.

‘’ Gllogoc, 20.06.2021 ─ 22:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke e pastruar revolen e tij (me leje) aksidentalisht i ka shkrepur revolja dhe është vetë plagosur. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, Komoran e më pas në QKUK-së e më pas është liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat