Shpërndanin drogë në Kukës dhe Has, arrestohen 6 të rinj

Kronikë e zezë

Shpërndanin drogë në Kukës dhe Has, arrestohen 6 të rinj

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin policor të koduar "Binomi" në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shtetas. Sipas policisë, këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në Kukës dhe Has.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.

Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat