Policia i gjen në shtëpi mbi një kilogram marihuanë, arrestohet gjakovari

Kronikë e zezë

Policia i gjen në shtëpi mbi një kilogram marihuanë, arrestohet gjakovari

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës e ka realizuar sot një aksion në qytetin e Gjakovës, ku edhe e ka arrestuar një person.

Bëhet fjalë M.B, (mashkull) viti i lindjes 1992.

Në aksion është shtëpia e të dyshuarit ku janë një kilogram e 131 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

“Sot më, 24.06.2021, Njësia policore e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik-Gjakovë, ka realizuar një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit M.B., vl. 1992, m/k. Gjatë kontrollit janë gjetur pos tjerash edhe 1 kg e 131 gr substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat