Dasmat filluan, prap me zakonin për të festuar me armë

Kronikë e zezë

Dasmat filluan, prap me zakonin për të festuar me armë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Në festat e ahnegjet e ndryshme nëpër familjet e Kosovës, fatkeqësisht edhe armët janë pjesë e festës, anipse jo rrallëherë ka pasur plagosje të rënda, që disaherë kanë çuar deri në vdekje

Me të filluar lejimi i dasmave pas pandemisë në Ferizaj, një person është arrestuar për të njëjtën arsye.

“Gjate mbajtjes së një ahengu familjar pronari i shtëpisë i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri  në ajër . Pasi që kanë mbërritur njësit policore në vendin e ngjarjes kanë kontrolluar personat e pranishëm me këtë rast kanë gjetur dhe konfiskuar në posedim të personit të dyshuar  një armë”, thotë policia

I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit  me vendim të prokurorit i njëjti  lirohet në procedurë  të rregullt. Rasti nën hetime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat