Prizren - Përfshihet nga zjarri një stallë, digjen 11 krerë lopë

Kronikë e zezë

Prizren - Përfshihet nga zjarri një stallë, digjen 11 krerë lopë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 09:17
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri stalla e lopëve të tij.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se është përfshi nga zjarri stalla e lopëve të tij. Si pasoj e zjarrit janë djegur 11 krerë lopë ndërsa, dy të tjera janë lënduar nga zjarri”, thuhet në raport.

Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara është lartë. Rasti vazhdon nën hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat