​Aksidenti me fatalitet në autostradë, kërkohet paraburgim ndaj të pandehuri

Kronikë e zezë

​Aksidenti me fatalitet në autostradë, kërkohet paraburgim ndaj të pandehuri

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 11:24
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 26 qershor, në aksin rrugor Autostrada Duhel – Malishevë, ku i pandehuri, e drejton automjetin e tij “Mercedes”,duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, gjithashtu nuk i ka kushtuar kujdes pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

“I njëjti duke mos mbajtur shiritin e tij qarkullues, e godet drejtuesin e automjetit “Citroen”, ku si pasojë e goditjes së rëndë dhe fuqisë së përplasjes, humb jetën i dëmtuari N.A.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit D. Sh., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 26 qershor 2021”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat