Policia jep detaje për personin që u godit nga rryma në Ulpianë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për personin që u godit nga rryma në Ulpianë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme është raportuar se një person është goditur nga rryma në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Fillimisht është dyshuar se viktima është një fëmijë, por nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se personi që është goditur nga rryma është 49-vjeçar.

“Rreth orë 09:30 është pranuar informata se në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, një person është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe janë njoftuar ekipet e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat