Ndalohet një drejtor i KPM-së, këto janë dyshimet për të

Kronikë e zezë

Ndalohet një drejtor i KPM-së, këto janë dyshimet për të

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:17
KPM

(E plotësuar 08:48) - Media raportoi pak më parë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një drejtor të KPM-së, i dyshuar për marrje ryshfeti. Media mëson se bëhet fjalë për A.B, drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

“Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar personin me inicialet A.B., Drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8.000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

I dyshuari, ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.​

Ndalohet një drejtor i KPM-së, dyshohet se mori 8 mijë euro ryshfet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar personin me inicialet A.B., Drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8.000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat