​I mituri rrah nënën dhe motrën e tij 11-vjeçare në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

​I mituri rrah nënën dhe motrën e tij 11-vjeçare në Fushë Kosovë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një i mitur në Fushë Kosovë ka rrahur nënën dhe motrën e tij 11-vjeçare.

Policia ka arrestuar të miturin duke e dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja kosovare.

Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat