Rrahen katër persona në Lipjan, policia i arreston të gjithë

Kronikë e zezë

Rrahen katër persona në Lipjan, policia i arreston të gjithë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Katër persona janë rrahur mes vete dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje.

Si pasojë, lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit dhe është dëmtuar një veturë e parkuar.

Ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat