Përdori telefonin gjatë vozitjes, Policia e dënon shoferin e autobusit

Kronikë e zezë

Përdori telefonin gjatë vozitjes, Policia e dënon shoferin e autobusit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:25
Shoferi i autobusit

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon të pranojë informacione për kundërvajtje të rregullave të trafikut.

PK-ja ka njoftuar për një rast kur shoferi i autobusit ka përdorur telefonin gjatë vozitjes, e që kjo paraqet rrezik të madh për pjesëmarrësit në trafik.

“Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes paraqet rrezik të madh për pjesëmarrësit në trafik, në këtë rast edhe më shqetësuese kur telefoni përdoret nga shoferi i autobusit.

Policia po pranon çdo ditë e çdo natë informacione relevante nga qytetarët dhe mediat në funksion të parandalimit të aksidenteve në trafik. Ndërmarrja e masave policore dhe shqiptimi i gjobave ka për qëllim krijimin e një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat