Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Ferizaj

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 09:28
Ilustrim

Mbrëmjen e së enjtes 5 mijë euro dhe një zinxhir ari në vlerë rreth 1 mijë e 100 euro janë vjedhur në një shtëpi në Ferizaj.

Policia tregon se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

“ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 5000€ dhe një zinxhirë ari në vlerë rreth 1100€.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat