Vetura godet dy këmbësorë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Vetura godet dy këmbësorë në Fushë Kosovë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:53
Foto Ilustrim

Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor në Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policët nga njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Ndërkohë që ekipet e mjekëve emergjent janë në vendin e ngjarjes për të ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat