Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Një autobus është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Arllat të Komunës së Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:45, është raportuar se në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai.

Borovci shtoi tutje se “nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”.

***

Një autobus është përfshirë nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit.

Media mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, dhe se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia tashmë  janë në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat