Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, i dyshuari arratiste

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, i dyshuari arratiste

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Mbrëmë në fshatin Miradi e Poshtme në Fushë Kosovë një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri. Sipas policisë gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një fishek.

I dyshuari nuk është arrestuar akoma.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/ Miradi e poshtme, Fushë Kosovë, 17.07.2021-20:30. Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje , ka shtënë me arme zjarri ne drejtim te viktimës mashkull kosovar dhe është larguar ne drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa njësia policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një predhe dhe një fishek të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat