Për tregti të ndaluar me duhan arrestohet dy persona

Kronikë e zezë

Për tregti të ndaluar me duhan arrestohet dy persona

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestohen dy persona si të dyshuar për përfshirje në veprën penale “tregti e ndaluar” dhe ka konfiskuar një sasi duhanit.

Përmes një komunikate për media Policia bën të ditur se Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani.

Sipas Policisë, ky operacion është realizuar për shkak të dyshimit se të dyshuarit e lartshënuar kane kryer veprën penale ‘tregti e ndaluar’. Ata në shtëpitë e tyre kanë përpunuar, grirë dhe paketuar duhan të cilin më pas e kanë plasuar në treg. Duhanit të përpunuar i kanë vendosur lloje të ndryshme të firmave të duhanit. Një sasi e madhe e duhanit të grirë të përpunuar, të papërpunuar dhe cigaret pa banderolë, makinat për grirje dhe përpunim të duhanit janë sekuestruar nga Doga e Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën të avokateve, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim mbi ndalimin të personave, të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat