Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë e mitur

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë e mitur

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një person është arrestuar të mërkurën rreth orës 20:30 në Prishtinë pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Viktima femër kosovare (e mitur) është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat