Sulmoi seksualisht një të mitur, arrestohet prishtinasi

Kronikë e zezë

Sulmoi seksualisht një të mitur, arrestohet prishtinasi

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:19
Ilustrim

Një burrë nga Prishtina është arrestuar, pasi që i njëti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se e mitura është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 21.07.2021 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur.

Viktima femër kosovare (e mitur) është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat