Hynë në Kosovë në mënyrë ilegale, arrestohen 3 serbë

Kronikë e zezë

Hynë në Kosovë në mënyrë ilegale, arrestohen 3 serbë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:11
Ilustrim

Policia e Kosovës dje në mesditë ka arrestuar tre persona, shtetas serb, në Banjë të Zubin Potokut.

Tre personat kishin hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë.

Tek njëra veturë e ndaluar, janë gjetur mallra pa dokumentacion.

Raporti i Policisë së Kosovës për dy rastet:

Fsh. Banjë, Zubin Potok (NN) 23.07.2021 – 12:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi që me veturën kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në veturë janë gjetur edhe mallra pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallra i janë dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshëm.

Fsh. Banjë, Zubin Potok (NN) 23.07.2021 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat