Aksident i rëndë në fshatin Bellopojë të Istogut, flasin nga Policia e Kosovës

Kronikë

Aksident i rëndë në fshatin Bellopojë të Istogut, flasin nga Policia e Kosovës

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Bellopojë të Istogut.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në kë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat