Mali i Zi, arrestohet për marijuanë 47-vjeçari nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Mali i Zi, arrestohet për marijuanë 47-vjeçari nga Shqipëria

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:49
Plantacion droge

Rreth 53 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia në Malin e Zi, ndërsa në pranga ka përfunduar një 47-vjeçar nga Shqipëria. Sipas autoriteteve lënda narkotike, e cila u zbulua nga policia kufitare në zonën e Traboinit në Malësi, ishte paketuar në 58 pako dhe kishte për destinacion Malin e Zi.

Në një tjetër operacion, policia zbuloi 3,700 rrënjë marijuane të mbjella në plantacione afër qytetit të Cetinës, 30 km nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgoricës.

Policia arrestoi një 34-vjeçar nga Podgorica, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

“Operacioni disa javor u realizua nga policia e Podgoricës, e cila në pronën e personit të raportuar, gjeti shtatë plantacione më të mëdha, ku 3346 rrënjë kishin madhësi deri në dy metra dhe u gjetën 347 rrënjë të tjera të përgatitura për tu kultivuar në plantacionin e marijuanës”, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Gjatë muajit korrik policia në Mal të Zi ka zbuluar tre plantacione me marijuanë dhe ka arrestuar 4 persona./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat