I hyjnë në mes të ditës në shtëpi dhe i vjedhin para e stoli ari

Kronikë e zezë

I hyjnë në mes të ditës në shtëpi dhe i vjedhin para e stoli ari

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Një qytetar nga Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij duke i vjedhur kështu para të gatshme dhe një sasi stoli ari.

Siç ka njoftuar policia në raportin 24 orësh rasti është duke u hetuar.

“ Ferizaj,  25.07.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga  aty kanë vjedhur  para të gatshme dhe një sasi stoli ari.

Rast është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat