Aksident në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, vdes 55 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, vdes 55 vjeçari

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:11
Ilustrim

Një aksident trafiku me pasojë  fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.

“Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës  viktima  R. A., 55 vjeçar.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore  në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit  të motoçikletës  duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat