56-vjeçari kërcënon një person në Vushtrri, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

56-vjeçari kërcënon një person në Vushtrri, arrestohet nga policia

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi i njëjti ka kanosur një person në Vushtrri.

Rasti është raportuar në stacionin policor në Vushtrri gjatë ditës së djeshme.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme procedural të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet për veprën penale kanosje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat