Detaje nga policia për vetaksidentin në Viti

Kronikë e zezë

Detaje nga policia për vetaksidentin në Viti

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në fshatin Sllatinë e Ulët, komuna e Vitisë ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet. Një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit, njofton policia.

Edhe përkundër ndihmës së ofruar mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një gruaje 68-vjeçare që ndodhej në veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident.

“Drejtuesja e veturës, pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdhër të prokurorit  ndalet në qendrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat