Policia i gjeti substanca narkotike e para të gatshme, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Policia i gjeti substanca narkotike e para të gatshme, arrestohet i dyshuari

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Një person i dyshuar është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që të njëjti gjatë kontrollit në trupin e tij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë si dhe para të gatshme 1135 €.

Policia ka bërë të ditur se po ashtu është bastisur edhe shtëpia e tij dhe janë gjetur e konfiskuar edhe disa sasi të vogla me substancë kokainë, MDMA, marihuanë si dhe një peshore digjitale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Mustaf Kruja, Prishtinë 30.07.2021 – 13:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë si dhe para të gatshme 1135 €. Është bërë bastisje në shtëpinë e tij dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa sasi të vogla me substancë kokainë, MDMA, marihuanë si dhe një peshore digjitale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat