Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen tetë persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen tetë persona

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur mes dy veturave, sot në fshatin Qerim të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Po, dy vetura janë të përfshira. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona. Bëhet fjalë për lëndime të lehta. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi”, tha ai.

Sipas Xhurkajt, shkaktar i aksidentit ka qenë drejtuesi i njërës veturë, i cili ka bërë tejkalim të pasigurt, duke goditur veturën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat