Arrestohen dy persona të kërkuar nga Policia

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Policia

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:53
Arma e gjetur

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , pas një pune hetimore dhe pranimit të disa informacioneve inteligjente, ka arritur që, sot të arrestojë edhe dy persona tjerë nga Ferizaj, me inicialet I.M (M/K) , i moshës 31 vjeçar dhe SH.L ( M/K) i moshës 25 vjeçar.

Ata ishin të kërkuar nga policia, nga rasti ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ therrje me thikë,  që ka ndodhur me  datën 01.08.2021 në ora 00:17, në një rrugë të Ferizajt, ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një person me inicialet F.H (M/K) i moshës 38 vjeçar , i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërkaq atë natë ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari me inicialet A.D (M/K) 25 vjeçar. 

Policia sot, tek i dyshuari SH.L, gjatë bastisjes kanë gjetur një armë zjarri dhe një karakator me 13 fishek, të cilat në cilësinë e prova materiale janë konfiskuar.

Me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , dy të dyshuarit I.M dhe SH.L dërgohen në mbajtje për 48 orë , ndërsa ndaj të arrestuarit të parë A.D , nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake nga  Gjykata Themelore e Ferizajt, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Rasti mbetet për procedim të mëtejmë hetimor, ngaqë janë edhe dy persona të tjerë të dyshuar, e që janë në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat