Kapen 100 kg peshk i kontrabanduar në veri

Kronikë e zezë

Kapen 100 kg peshk i kontrabanduar në veri

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

100 kilogram peshk i kontrabanduar janë kapu këtë të mërkurë në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të mërkure se në fshatin Serpel të Komunës së Leposaviqit është ndaluar shteti kosovar në automjetin e të cili është gjetur malli i kontrabanduar.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, më 04.08.2021 rreth orës 03:20, në fshatin Sarpel KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative. Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat