Arrestohen vëllezërit në Pejë e Ferizaj pas përleshjeve fizike

Kronikë e zezë

Arrestohen vëllezërit në Pejë e Ferizaj pas përleshjeve fizike

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar të martën në Pejë pas një përleshjeje fizike që kishte ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast u është ofruar tretman mjekësor.

“Pejë 03.08.2021 – 23:45. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (vëllezër) pasi që, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit”, thuhet në raport.

Njëjtë ka ndodhur të mërkurën edhe në Ferizaj ku po ashtu dy vëllezër pas një përleshjeje fizike kanë përfunduar në pranga.

“Ferizaj 04.08.2021 – 04:40. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (vëllezër) pasi që kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, të dyshuarit kanë qenë në ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat