Policia në Ferizaj konfiskon lëmoshën e dy lypësve

Kronikë e zezë

Policia në Ferizaj konfiskon lëmoshën e dy lypësve

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:21
Gjesendet e gjetura

Policia nga rajoni i Ferizajit ka ndaluar dy lypës te të cilët ka gjetur një sasi parash.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një grua të moshës 48 vjeçare dhe një burrë i moshës 69 vjeçare. Që të dy ishin nënshtetas të Republikës së Shqipërisë.

Ndaj tyre është shqiptar gjobë për kundërvajtje.

Për më tepër, Policia atyre iu ka konfiskuar paratë deri në një vendim tjetër.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt”, thuhet nga Policia, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë sa herë që hasin në lëmoshëkërkues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat