Dhunohet një shtetase serbe në komunën e Vitisë

Kronikë e zezë

Dhunohet një shtetase serbe në komunën e Vitisë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast që po hetohet si “dhunim”.

Sipas policisë, në komunën e Vitisë, një shtetase e Serbisë  ka njoftuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga një mashkull i dyshuar, kosovar.

I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viti, 06.08.2021-17:00. Viktima femër shtetase e Serbisë ka njoftuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat