Krisma armësh në Podujevë, policia identifikon të dyshuarin i cili dorëzon kallashin dhe revolen

Kronikë e zezë

Krisma armësh në Podujevë, policia identifikon të dyshuarin i cili dorëzon kallashin dhe revolen

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 10:32
Ilustrim

Të dielën rreth orës 23:00, Policia në Podujevë ka pranuar një informacion se në fshatin Peran në një aheng familjar ka gjuajtje me armë zjarri.

Njësitë policore kanë patrulluar dhe vëzhguar në atë lokacion ku dhe kanë dëgjuar krismat.

Policia ka shkuar në lokacion, në pronën e qytetarit A.D., ku po zhvillohej ahengu, ndërsa aty është paraqitur Sh.M., i cili deklaron verbalisht se në shenjë gëzimi ka shtënë me armë zjarri dhe i njëjti vullnetarisht ka dorëzuar: 1 armë AK-47 prodhim kinez, 1 pistoletë me gaz e tipit Zoraki 917-T e kalibrit 9mm, 2 karikatorë të zbrazur dhe 4 gëzhoja.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve të stacionit policor në Podujevë, si dhe prokurorja e krimeve të rënda – Departamenti për Krime të rënda dhe me urdhër të prokurores është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat