Pronari i një marketi në Mitrovicë e sulmon seksualisht punëtoren e tij

Kronikë e zezë

Pronari i një marketi në Mitrovicë e sulmon seksualisht punëtoren e tij

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 09:30
Ilustrim

Një sulm seksual ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një market në qendër të Mitrovicës.

Sipas policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin  e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat