Në Himarë merr flakë një autobus me pushues nga Kosova, brenda kishte 25 pasagjerë

Kronikë e zezë

Në Himarë merr flakë një autobus me pushues nga Kosova, brenda kishte 25 pasagjerë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 10:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një autobus që vinte me pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij.

Sipas mediave të Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ku autobusi, me drejtues A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë në ecje gjatë kohës që ishte me pushues brenda.

Zjarri ka rënë në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa autobusi po kalonte në fshatin Iliaz të Himarës.

Kanë qenë rreth 25 shtetas të Kosovës dhe po shkonin në drejtim të Sarandës.

Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër.

Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.

Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat