Rrahje masive, Policia arreston tetë persona

Kronikë e zezë

Rrahje masive, Policia arreston tetë persona

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 19:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona në Fushë Kosovë.

Arsyeja e arrestimit të tyre është një përleshje fizike që ka ndodhur në rrugën Nëna Tereza në këtë qytet.

Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes dhe  ka shoqëruar  8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.  Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat