E bën për spital nipin, arrestohet burri nga Obiliqi

Kronikë e zezë

E bën për spital nipin, arrestohet burri nga Obiliqi

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një burrë nga Obiliqi është arrestuar nga Policia, meqenëse e ka sulmuar fizikisht nipin e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 11.08.2021 – 15:03. Është arrestuar një mashkull i dyshuar kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nipin e tij viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat