Për mos-respektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit u shqiptuan mbi 100 gjoba

Kronikë e zezë

Për mos-respektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit u shqiptuan mbi 100 gjoba

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet lidhur me respektimin e masave anti-COVID, pas rritjes së rasteve të të infektuarve si dhe hyrjen në fuqi të masave të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar 117 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Rritja e numrit të tiketave tregon edhe për rritjen e kontrolleve të rrepta nga ana e policisë, pasi krahasuar me ditët e tjera gjobat janë rritur shumë në 24 orëshin e fundit.

Kujtojmë se në raportin e datës 13 gusht nuk figuronte asnjë tiketë e shqiptuar për mos-respektim të masave anti-COVID.

Ndërsa, sa i përket tiketave të trafikut, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1298 tiketa. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat